Informacion mbi projektin
Ndriçimi i fasadës së re në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës
Kompania jonë ka përfunduar me sukses një nga projektet më të veçanta dhe më prestiqoze të viteve të fundit: instalimin e plotë të sistemit të ndriçimit të fasadës së re të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.
Në këtë projekt u realizua:
Instalimi dhe konfigurimi i qindra ndriçuesve LED me efikasitet të lartë
Integrimi i sistemit të kontrollit të dritave për skema dinamike dhe ngjyra të ndryshme
Kabllimi dhe infrastruktura elektrike sipas standardeve ndërkombëtare të sigurisë
Testim i plotë, programim dhe dorëzim funksional i instalimit
Fasada e aeroportit përbëhet nga një strukturë arkitekturore moderne, e dizajnuar për të krijuar efekte vizuale të fuqishme gjatë natës. Instalimi ynë elektroteknik ka bërë të mundur që kjo fasadë të shndritë në mënyrë uniforme, estetike dhe tërheqëse, duke i dhënë aeroportit identitet të ri vizual dhe duke përmirësuar përvojën e pasagjerëve dhe vizitorëve.
Ky projekt konfirmon edhe një herë aftësinë tonë për të ofruar punime elektrike të nivelit të lartë, në ambiente komplekse dhe me kërkesa të avancuara teknike.
Nëse jeni duke planifikuar një projekt ndriçimi arkitekturor, industrial ose komercial, jemi gati t’ju mbështesim me zgjidhje të sigurta, efikase dhe të personalizuara.