Informacion mbi projektin
Në bashkëpunim me Albaelettrica, FAV Elektrik Shpk ka realizuar me sukses instalimet elektrike në dhomat dhe ambientet ndihmëse të një hoteli prestigjioz. Projekti përfshiu:
1. Instalimin e sistemit të emergjencës dhe evakuimit, duke siguruar siguri maksimale për të gjithë strukturën.
2. Montimin e spoteve dhe ndriçuesve, për një ndriçim funksional dhe estetik në të gjitha hapësirat.
3. Implementimin e sistemit KNX / SMART në dhomat e hotelit, duke mundësuar automatizim të avancuar dhe menaxhim inteligjent të ndriçimit dhe pajisjeve elektrike.
Ky projekt dëshmon angazhimin tonë për cilësi, siguri dhe teknologji inovative në çdo instalim!